Featured Image

Publikuar më 4 Gusht 2011, në Nënat dhe Fëmijët

Te ushqehesh mire gjate shtatzanise

Te ushqehesh mire dhe mjaftueshem gjate shtatzanise eshte vendimtare per rritjen dhe zhvillimin e mbare te embrionit. Grate shtatzane duhet te konsumojne mesatarisht 300kalori ne dite, me shume se zakonisht.

Edhe pse perzjerjet e stomakut gjate javeve te para mund ta bejne mjaft te veshtire arritjen e ketij objektivi, duhet te perpiqeni te ndiqni nje plan ushqimor te ekuilibruar mire. Mjeku juaj do te vleresoje nevojat tuaja per suplemente shtese.

Objektivat e ushqyerjes gjate shtatzanise

Ushqimet qe duhen evituar gjate shtatzanise

Cfare te hani kur jeni shtatzane dhe nuk ndjeheni mire

Gjate shtatzanise mund te keni perzierje te stomakut ne oret e mengjesit, diarre ose konstipacion. Mund te kete momente kur e keni te pamundur te fusni nje kafshate te vetme ne goje. Ja disa keshilla:

Perzjerjet e mengjesit

A mund te mbaj diete nderkohe qe jam shtatzane?

Jo! Mos tentoni te mbani diete apo te bini nga pesha kur jeni shtatzane – si ju, dhe femija juaj, keni nevoje per nutrientet e duhur ne sasine e mjaftueshme per te gezuar shendet te plote. Mbani mend se nje pjese te konsiderueshme te kilogrameve qe keni shtuar do ti rrezoni qe javen e pare pas lindjes.

A mund te vazhdoj te ushqehem si vegjetarjane gjate shtatzanise?

Natyrisht qe mund te vazhdoni kete menyre te te ushqyerit edhe gjate shtatzanise. Nese perfshini ne menune tuaj ushqime nga te gjitha grupet dhe kombinoni burimet e proteinave ne menyren e duhur nuk ka asnje problem per mbarevajtjen e shendetit tuaj dhe te femijes. Duke qene vegjetarjane, kujdes I vecante duhet bere me marrjen e duhur te proteinave, kalciumit dhe hekurit.

Pse me duhet me shume kalcium gjate shtatzanise?

Kalciumi eshte I nevojshem ne trup, nder te tjera, per te ndertuar kocka dhe dhembe te forte. Gjithashtu, kalciumi luan rol te rendesishem ne mpiksjen e gjakut, ne funksionin normal te muskujve dhe nervave si dhe ne ritmin e duhur te rrahjeve te zemres. Pjesa me e madhe e kalciumit gjendet ne kockat tona.

Femija qe rritet ne barkun tuaj ka nevoja te medha per calcium ne menyre qe te zhvillohet. Ne se ju nuk merrni sasine e nevojshme te kalciumit nepermjet ushqimit ditor, trupi juaj do te vere ne dispozicion calcium nga kockat tuaja, duke ju vene ne rrezik per humbje te mases tuaj kockore dhe per shfaqje te osteoporozes. Osteoporoza shkakton hollim dramatik te kockave duke I bere ato me te brishta dhe me lehte te thyeshme.

Shtatzania eshte nje periudhe kritike per gruan per te konsumuar me shume calcium. Ne se ju nuk permbushni nevojat ditore ne calcium, pasojat nuk do te jene prezente menjehere. Atom und te shfaqen ne vitet me vone te jetes tuaj, sidomos prane fazes se menopauzes.

Keshillat e meposhtme do t’ju ndihmojne te merrni sasine e nevojshme te kalciumit nepermjet ushqimit ditor (1000 – 1300mg/dite):

Duke konsumuar te pakten 4 racione bulmet cdo dite do t’ju siguroje sasi te mjaftueshme kalciumi. Nje racion bulmet = 1 gote qumesht, 200ml kos, 45gr djathe te forte.Burimet me te pasura te kalciumit pervec bulmetit jane: zarzavatet me ngjyre jeshile te theksuar (brokoli, spinaqi), prodhimet e detit, peshku I vogel qe konsumohet bashke me halat si sardelet e vogla, fasulet, bajamet dhe frutat e thara.Vitamina D eshte e nevojshme per perthithjen e kalciumit nga organizmi. Vitaminen D trupi e prodhon nepermjet ekspozimit ne rrezet e diellit.

Shëmbuj ushqimesh që përmbajnë së bashku 1200mg kalçium:

1 gotë qumësht + 1 kupë kos + 30gr djathë të bardhë + 1 sallatë me spinaq » 1200mg kalçium

Pse kam nevoje per me shume hekur gjate shtatzanise?

Hekuri eshte nje mineral I cili perben nje pjese teper te rendesishme te hemoglobines, nje substance ne gjakun tone qe mbart dhe transporton oksigjenin ne trup. Hekuri gjithashtu, transporton oksigjen ne muskuj, duke I ndihmuar ato te funksionojne normalisht. Gjithashtu, hekuri rrit rezistencen tuaj ndaj stresit si dhe semundjeve.

Gjate shtatzanise trupi I gruas I rrit aftesite e tij per te perthithur si hekurin edhe kalciumin e ushqimeve qe disponohen ne aparatin tretes. Per kete arsye, eshte e nevojshme te konsumoni me shume hekur nderkohe qe jeni shtatzane. Marrja e nevojshme e hekurit nga dieta do t’ju siguroje qe ju dhe femija juaj jeni duke marre oksigjen mjaftueshem. Gjithasht
u, do te parandaloje simptoma si lodhja, dobesia dhe depresioni.

Per te permbushur nevojat ditore ne hekur eshte e nevojshme te konsumoni larmi ushqimesh dhe burime te mira vitamine C. Nevojat gjate shtatzanise per hekur arrijne nje sasi ditore prej 27mg. Ne shumicen e grave, kjo sasi nuk arrihet dot vetem nepermjet ushqimit prandaj, mjeku gjinekolog mund t’ju rekomandoje nje suplement hekuri.

Konsumoni te pakten 3 porcione nga ushqime te pasura ne hekur. Ushqimet me përmbajtje të lartë hekuri janë të gjitha llojet e mishit, bizelet, thjerrzat dhe fasulet. Të pasura në hekur janë dhe zarzavatet si spinaqi, brokoli, mashurkat, sallata jeshile dhe preshi.

Cilat jane burimet me te mira te hekurit?

Shenim: per te perthithur hekurin nga ushqimet me prejardhje bimore eshte patjeter e nevojshme te shoqerohen me ushqime qe permbajne sasi te konsiderueshme te vitamines C.

Shembull I nje menuje ditore per nje grua shtatzane:

Lëng portokalli të shtrydhur1 vezë te zier1 fetë bukë të zezë1 gotë qumësht

1 kupe kos te thjeshte me 2 kajsi te thata dhe pak fara kungulli

Kos, fruta të freskëta dhe pak tershere ose grure te zier

1fetë bukë me qumësht dhe një frut

Analiza e vlerave ushqyese:

Energjia: 2563 Kcal, Vitaminë A: 4631 IU, Kalçium: 1741 mg

Proteina: 130 mg, Vitaminë C: 209 mg, Fosfor: 2332 mg

Karbohidrate: 355 gm, Niasinë: 29 mg, Zink: 7 mg

Yndyrë: 76 gm, Riboflavinë: 3.0 mg, Hekur 19 mg

Kolesterol: 427 mg, Thiaminë: 1.7 mg, Natrium: 4637 mg

Fibra: 34 gm, Folate: 392 mcg, Kalium: 5473 mg

Ushqehuni per dy per sa i perket cilesise, jo sasise!